2018-05-10 13:21:00

Papa, ipeshkvijve dhe besimtarëve siçilianë: luftojeni të keqen me Ungjillin


“Të ecim së bashku në udhën e përvijuar nga i Lumi don Pino Puglisi e nga sa, si ai, dëshmuan se komplotet e së keqes luftohen me praktikimin e përditshëm, të butë e të guximshëm të Ungjllit, sidomos në punën edukative me fëmijët e të rinjtë”. Kështu u shkruan Papa Françesku ipeshkvijve të Siçilisë dhe besimtarëve të mbledhur në lutje, në një telegram për kryeipeshkvin e Agrigento-s, kardinalin Francesco Montenegro.

         I nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, telegrami mbërriti me rastin e 25-vjetorit të vizitës së shën Gjon Palit II në Agrigento, kur si dje, më 9 majin e vitit 1993, ngriti zërin në “qortimin e ashpër profetik kundër mafies e u bëri thirrje mafiozëve të konvertohen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.