2018-05-07 14:30:00

Shqiptarët në Viterbo e Tuscia


Nesër, në orën 17.00, në Pallatin papnor të Viterbos, në Itali, mbahet një takim me temë: “Shqiptarët, korsikanët dhe akuilanët ndërmjet Viterbos e Tuscia-s”. Profesori arbëresh Italo Sarro, historian, si edhe profesor Luciano Osbat, pedagog i Arkivistikës së përgjithshme në Universitetin e Tuscia-s, do të reflektojnë mbi praninë e atyre, që sot do t’i quanim “të huaj”, në Tuscia-n e epokës moderne. Ky simpozium është pjesë e serisë së takimeve kulturore, që mbahen çdo vit në Pallatin papnor, sivjet, në edicionin e tyre të 11-të. Ato organizohen nga Qendra Dioqezane e Dokumentimit për historinë dhe kulturën fetare, si edhe nga Qendra Kërkimore për historinë e Lazio-s së Epërm.








All the contents on this site are copyrighted ©.