2018-05-07 14:48:00

Ipeshkvijtë lindorë katolikë të Evropës: nga 14 deri më 17 qershor në Ungro, për takimin XXI


“Fytyra e Kishës lindore. Teologjia, e drejta e posaçme, liturgjia”. Kjo është tema e takimit XXI të ipeshkvijve lindorë katolikë të Evropës, organizuar nga Heparkia e Ungros, që do të mbahet nga 14 deri më 17 qershorin e ardhshëm në dioqezë. Do të marrin pjesë në këtë ngjarje, ipeshkvij të ardhur nga mbarë Lindja e krishterë.

Me këtë mbledhje, Kisha e Ungros përgatitet të kremtojë edhe njëqind vjetorin e themelimit të saj, që  bie në vitin 2019.

Më 14 qershor do të jenë të pranishëm kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat lindore; kardinali Angelo Bagnasco, kryetar i Këshillit të Konferencave ipeshkvnore të Evropës dhe imzot Emil Paul Tschering, nunc apostolik në Itali. Veç tyre, do të jenë të pranishëm edhe kryeipeshkvijtë dhe ipeshkvijtë e Kishës së Kalabrisë.

Një nga ngjarjet më të pritura, është mbajtja e relacionit të Demetrios Salachas dhe imzot Antonio Donghi-t. Të shtunën, më 16 qershor, do të ndiqet një relacion tjetër, mbajtur nga Cyril Vasil, sekretar i Kongregatës për Kishat Lindore. Gjatë këtyre ditëve parashikohen vizita në vende  të njohura për përshpirtërinë kalabreze. Ndërkaq, më 10 majin e ardhshëm, famullia e ritit greko-shqiptar e Kozencës, kushtuar Shën Shëlbuesit, do të mbushë 40 vjet nga themelimi i saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.