2018-05-06 17:30:00

Kardinali Parolin Rojeve Zvicerane: jeni tё thirrur në martirizimin e durimit dhe tё besnikërisë


Kardinali Pietro Parolin kremtoi Meshën Shenjte sot nё mëngjes, nё Vatikan, për Trupat Papnore të Gardës Zvicerane. Në orën 17, betimi i 32 rekrutëve të rinj. Risitё e përkrenares së re të zezë realizuar me pvc me printer 3D dhe mundësinë për të rritur numrin e Rojeve Zvicerane nga 110 në 135.

E tridhjetë e dy rekrutë të rinj tё Gardës Zvicerane Papnore, u betuan sot pasdite në Vatikan. Para ceremonisë solemne, në mëngjes, siç thamë, Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, kardinal Parolin kryesoi Meshën për gjithë trupin e Rojeve Zvicerane, pranë altarit të Katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit. "Të mos kënaqemi me një jetё mediokre – u tha kardinali Parolin rekrutëve të rinj dhe të gjitha rojeve – sepse ne jemi miq të Krishtit, ne kemi pёr detyrë tё shenjtërohemi".

Duke përfunduar homelinё, kardinali Parolin citoi Shën Gregorin e Madh: "Misioni juaj është dëshmi, është një martirizim i durimit dhe i besnikërisë në punën e përditshme të shërbimit tuaj. Edhe atёherё kur do tё ketë momente të vështira, ku jeta do tё jetё me vështirësi dhe tundime, mos harroni se duhet tё bëheni shenjtorë, se jeni miq të Krishtit, e kёrkon një luftë të vërtetë, një betejë të përditshme, të vazhdueshme ". Por shenjtorët na dëshmojnë se kjo është e mundur tё arrihet.

Keshtu pra, sot pasdite në orën 17.00, në Oborrin e Shën Damazit, në Vatikan, u betuan 33 rekrutë të rinj të Rojeve Zvicerane. Data kujton 147 rojet, që u flijuan për të mbrojtur Papën, gjatë “Plaçkitjes së Romës” në vitin 1527. Ceremonia filloi që në orën 7.30 me Meshën e kremtuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kremtimi u shoqërua me organo nga Mjeshtri Volfgang Ziber, i cili ekzekutoi “Missa Guardia Svizzera”. Kujtojmë se Rojet Zvicerane u takuan me Papën Françesku të premten e kaluar. “Mbështetuni gjithnjë tek Krishti”, i këshilloi Ati i Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.