2018-05-04 15:49:00

Polonia: mesazhi i ipeshkvijve bashkatdhtarëve, që jetojnë jashtë vendit: “Patriotizmi nuk është nacionalizëm”.


“Patriotizimi i vërtetë nuk është nacionalizëm, nuk ua mbyll portat kulturave as traditave të tjera”. Këtë nënvizojnë ipeshkvijtë polakë në letrën, shkruar me rastin e festës së Shën Marisë, Mbretëreshë e Polonisë, që kremtohet më 3 maj. Mesazhi u drejtohet 18-20 milionë polakëve, që jetojnë jashtë vendit, një e treta e të cilëve lindën e u formuan në Poloni. Ipeshkvijtë, me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë, rifituar nga Polonia pas Luftës së Madhe (1914-1918), ia kundërvënë ndjenjat atdhetare  internacionalizmit, që sot, tejet në modë, i mjegullon tepër ndryshimet ndërmjet kombeve, duke harruar, me dashje, se çdo komb ka fytyrën, gjuhën, traditat, kulturën e vet.








All the contents on this site are copyrighted ©.