Maji sapo ka filluar, e me të, edhe ndjetet e Apostullimit të Uratës, të cilave Papa Françesku u kushton viedeomesazhin e sotëm.
Laikët - kujton Françesku - janë në vijë të parë të jetës së Kishës. Kemi nevojë për dëshminë e tyre mbi të vërtetën e Ungjillit dhe për shembullin e tyre në shprehjen e fesë, me praktikën e solidaritetit.
I falënderojmë laikët, që rrezikojnë, që nuk kanë frikë e që u ofrojnë më të varfërve, më të përjashtuarve, më të flakurve jashtë radhëve të shoqërisë, një arsye për të shpresuar.
Të lutemi, këtë muaj, që besimtarët laikë ta kryejnë misionin e tyre të posaçëm, të cilin e morën me Pagëzimin, duke e vënë krijimtarinë e tyre në shërbim të sfidave të botës!
All the contents on this site are copyrighted ©. |