2018-05-02 14:13:00

Kardinali George Pell hidhet në gjyq në Australi


“I pafajshëm”: kështu u deklarua kardinali George Pell para gjykatës së Melburnit, që dje, vendosi ta hedhë në gjyq me akuzën për abuzime seksuale, të cilat, sipas gjasave, duhet të kenë ndodhur para shumë viteve. Gjykatësja Belinda Wallington hodhi poshtë disa nga akuzat më të rënda, që në fazën e seancës hetimore, para katër javëve në Melburn, por vendosi se ka elemente të mjaftueshme për të justifikuar një proces para jurisë.

         “I pafajshëm” u deklarua me zë të lartë prelati australian 76-vjeçar, të cilit Papa, qershorin e kaluar, i dha mundësinë ta pezullojë për një periudhë detyrën e prefektit të Sekretarisë për Ekonominë, që të mund të mbrohej. “Selia e Shenjtë – deklaron drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke – merr dijeni mbi vendimin e autoritetit gjyqësor në Australi”. Dispozitat e qershorit të Papës Françesku mbeten në fuqi, sqaron Burke.








All the contents on this site are copyrighted ©.