2018-05-01 12:17:00

Papa: shuani zhurmën e botës dhe thashethemet, dëgjoni


"Vetëm duke shuar zhurmën e botës dhe thashethemet tona mundësohet dëgjimi i tjetrit, qё mbetet kushti parё i çdo komunikimi". Kёshtu tha Papa Françesku në audiencën e sotme me  punëtorët e sё përditshmes italiane Avvenire." Jozefi - tha Papa Bergoglio duke kujtuar se sot është festa e Shën Jozefit Punëtor -  ёshtё njeri i heshtjes. Në shikim të parë, mund të duket si antitezë e komunikuesit". "Po heshtja e Jozefit pёrshkohet, pora është e banuar nga zëri i Zotit dhe gjeneron atë bindje të besimit që çon në organizimin dhe vendosjen e jetës, duke e lënë veten të udhëhiqet nga vullneti i tij Hyjnor".

"Thirrja për ide tё mëdha, të forta të marrëdhënies ndёrmjet Papës e botës së komunikimit, pastaj koncepti i dëgjimit, dialogut dhe takimit, vlera e vendosjes së njerëzve në radhë të parë, jashtë retorikёs, duke filluar nga njerёzit e fundit e tё mënjanuarit e shoqërisë, brenda një pikëpamje të krishterë e katolike të realitetit, që do të thotë një vështrim pjesëmarrës, tё pёrbashkёt": këto janë disa nga aspektet e fjalimit që Papa Françesku ua drejtor udhëheqësve dhe stafit tё sё përditshmes italiane "Avvenire ", gjatё audiencës sё sotme, që më së shumti i bërnё përshtypje drejtorit të së përditshmes katolike, Marco Tarquinio.

Papa Françesku kërkoi, duke iu referuar Pali VI, të edukojnë duke menduar dhe të mos kërkojmë informacione që krijon klientelë: kjo është një thirrje e rëndësishme për "Avvenire", për shtypin nё përgjithësi...








All the contents on this site are copyrighted ©.