2018-04-29 08:00:00

Shenjtorët e javës 29 prill – 6 maj


E diel  29 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e Pestë të kohës së Pashkëve. Gjithnjë më 29 prill, kalendari përkujton Shën Katerinën e Sienës, virgjër, doktoreshë e Kishës, Pajtore e Italisë dhe bashkëpajtore e Evropës. Shëmbëlltyra e ungjillit të kësaj së diele flet për hardhinë dhe shermendet, për të nënvizuar lidhjen e ngushtë të Zotit me popullin e vet, që vijon në rrjedhë të historisë. Në shëmbëlltyrë theksohet se shermendet nuk lulëzojnë vetvetiu. Varen plotësisht nga hardhia, nga e cila thithin jetë. Kështu edhe ne të krishterët, të shartuar me Pagëzimin në Krishtin, morëm nga ai falas, dhuratën e jetës së re e mund të rrijmë në bashkim jetik me Zotin. Nga ky bashkim, buron risia e krishterë, që mund të ndikojë mbi çdo marrëdhënie personale, mbi çdo mjedis shoqëror. Nëse njeriu bashkohet thellësisht me Jezusin, gëzon dhuratat e Shpirtit Shenjt që, siç na e kujton Shën Pali, janë  ‘dashuria, paqja, shpirtmadhësia, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, zotërimi i vetvetes’.

Të hënën më 30 prill, kalendari kishtar përkujton Shën Piun V, papë dhe Shën Kuirinin martir.

Të martën më 1 maj, Kisha do të përkujtojë Shën Jozefin punëtor, shën Jereminë, profet e shën Rikardin Pampuri.

Festa e 1 majit, kushtuar punëtorëve, na fton t’i lutemi Zotit ta bekojë veprën e duarve tona.

Të mërkurën më 2 maj, kalendari kishtar përkujton shën Atanasin, ipeshkëv i Aleksandrisë e doktor i Kishës.

Të enjten më 3 maj, kalendari kishtar do të përkujtojë festën e shën Filipit e shën Jakut të vogël, Apostuj si dhe të shenjtorëve Eveci, Aleksandri e Teoduli, martirë. 

Të premten më 4 maj,  kalendari kishtar do të përkujtohen shën Floriani dhe shën Antonina martire.

Të shtunën më 5 maj, do të përkujtohen Shën Angjelini dhe i Lumi Nunci Sulpricio i Napolit. 

Të dielën e ardhshme më 6 maj, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 5-të të Pashkëve, gjithnjë më 6 maj, kalendari përkujton Shën Marianin e Shën Jakun, martirë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.