2018-04-26 17:34:00

Imzot Gjergj Meta mbi deklaratën e feve për çeljen e negociatave Shqipëri-BE


“Ne, Komunitetet fetare të pranishme në Shqipëri: Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike, Komuniteti Bektashi dhe Vëllazëria Ungjillore, shprehim përgëzimet më të përzemërta për popullin tonë shqiptar, me rastin e marrjes së rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me BE”.

Fillon kështu, deklarata e përbashkët e të gjitha feve në Shqipëri, me të cilën u kujtohet shqiptarëve se janë pjesë e pandashme e Kontinentit të vjetër dhe u kërkohet të bëjnë hapat e mëtejshme drejt Bashkimit Evropian, duke propozuar vlerat e tyre më të mira. Gjithashtu, nxitet politika shqiptare të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, të ndihmojë të varfërit dhe të krijojë hapësira punësimi për të rinjtë. Pikërisht mbi këtë deklaratë përqendrohet intervista e don David Xhuxhës me Sekretarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metën, ipeshkëv i Rrëshenit. Ta dëgjojmë…








All the contents on this site are copyrighted ©.