2018-04-22 14:09:00

Françesku: mjaft më dhunë në Nikaragua!


Në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa bëri thirrje për Nikaraguan dhe shprehu shqetësimin e tij për ngjarjet, që po ndodhin këto ditë në vend, ku protestat sociale u pasuan nga ndeshjet, me një mori viktimash. Ati i Shenjtë shprehu afërsinë e tij në lutje dhe bashkoi zërin me atë të ipeshkvijve, për të kërkuar të marrë fund dhuna, të shmanget derdhja krejt e panevojshme e gjakut të pafajshëm dhe problemet të zgjidhen paqësisht e me ndjenjë të lartë përgjegjësie.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.