2018-04-16 13:01:00

Gjimnazi “Loyola” në Prizren, vatër e dijes me vlera evropiane


Gjimnazi “Loyola” në Prizren, të shtunën e kaluar më 14 prill shënoi 13 vjetorin e themelimit të tij. Edukimi është njëra nga sfidat më të rëndësishme për Kishën. E kjo shkollë është shprehje e kujdesit dhe kontributit që Kisha katolike u ofron të rinjve në Kosovë, në një kontekst shoqëror e kulturor, që ndryshon pandarë. Ky gjimnaz, kujtojmë, u themelua Jezuitët, me pëlqimin dhe mbështetjen e Kishës së Kosovës, për t’u kujdesur për formimin e nxënësve të ciklit të ulët dhe të mesëm, që synon një edukim me dije dhe vlera evropiane, duke përgatitur kështu një rini që premton shumë për të ardhmen e shoqërisë kosovare.

Institucionet edukative, vërtetë, duhet të nxisin përdorimin e “gramatikës së dialogut”, bazë për takimin dhe mjet për harmonizimin e larmisë kulturore në kërkim të së vërtetës dhe të gjejnë përgjigje për sfidat e kohës sonë në realitetin shoqëror. Kisha katolike përpiqet të japë ndihmesën e vet për një botë më të bashkuar e më paqësore, përmes formimit të gjithanshëm të breznive të ardhshme.

Institutet arsimore katolike u ofrojnë të gjithëve një platformë edukuese, që ka si qëllim zhvillimin tërësor të personit dhe i përgjigjen të drejtës së të gjithëve për të arritur dijen dhe njohuritë. Por, të gjithëve duhet t’u ofrojnë njësoj, në respekt të plotë të lirisë së secilit dhe të metodave përkatëse të mjedisit shkollor, platformën e krishterë, domethënë Jezu Krishtin, që i jep kuptim jetës, kozmosit dhe historisë

 Po t’i kthehemi 13 vjetorin e themelimit të gjimnazit “Loyola” në Prizren e nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt... 

Gjimnazi “Loyola” ne Prizren kremtoi 13 vjetorin e themelimit te tij. Te shtunën, me 14 prill, ne një mot te bukur me diell dhe atmosfere madhështore, ky gjimnaz i themeluar nga rendi jezuit promovon tek nxënësit te ciklit te ulet dhe te mesëm edukim e dije me vlera evropiane duke përgatitur një rini te shëndoshë dhe te dobishme për shtetin e Kosovës e me gjere. Ne këtë kremtim, veç numrit te madh te nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe edukatoreve, merrnin pjese edhe shume përfaqësues te jetës politike, arsimore, kulturore e fetare te vendit. 

Kryeministri Haradinaj pasi vlerësoi larte përkushtimin ne këtë gjimnaz, tha se ky institucion arsimor i rrit parametrat e mesatares se arsimit ne Kosove. “I gëzohem suksesit të “Loyola”-s dhe sot kam ardhur t’u them se edhe pse keni kaluar neper vështirësi, Qeveria e Republikës se Kosovës, do ta përkrahë kete gjimnaz, si një institucion shume i rëndësishëm për fëmijët tanë, për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik me shtetet si Gjermania, Austria e vendet e tjera demokratike”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke shpreh perkushtimin e Qeverise se Kosoves per kryerjen e detyrave per nje arsim te suksesshem ne vend, Haradinaj tha se nga kjo shkolle mund te marrim nje shembull te mire dhe keto pervoja mund te jene ndihmese per arsimin tone ne pergjithesi.

Kryeministri Haradinaj permendi edhe vendimin e sivjetem qe kampi ushtarak i KFOR-it gjerman ne Prizren te shnderrohet ne kamp ekonomik dhe inovativ, thene ndryshe ne shkolle profesionale si pjese e vendosshmerise per zhvillim ekonomik te vendit. Ai per kete projekt me rendesi te vecante u zotua qe do te kontribuojne te gjitha strukturat perkatese, ne meyre qe, siq tha te konkretizohet nje storie suksesi.

Nderkaq, drejtori i gjimnazit “Loyola”, Pater Alex Bodefeld, duke falenderuar kryeministrin Haradinaj per perkrahjen e vazhdueshme, tha se ky gjimnaz funksionon me ligjet e Kosoves dhe do t,i sherbeje rinise se saj, duke i radhitur ne vazhdim sukseset e shumta te shkolles se tyre. E, ambasadori gjerman ne Kosove, Christian Heldt duke permendur mbajtjen e konferences dhe testin PISA 2018, qe u organizua po te njejten dite  ne Prishtine, tha se gjimnazi “Loyola”  eshte nje shembull se si mesuesit dhe nxenesit kosovare mund te ecin perpara shume mire, duke ngritur arsimin ne shtetin e tyre, por edhe ne konkurrence me vendet tjera. “Kosova mund te arrij shume me rinine dhe energjine qe ka”, tha ambasadori gjerman. 

Duke e vleresuar punen dhe angazhimin qe behet ne gjimnazin “Loyola” drejtori i arsimit ne Komunen e Prozrenit, Skender Susuri thekesoi se edhe kjo shkolle eshte e perfshire ne testin PISA, derisa eshte shprehur i bindur se kjo shkolle do te dal shume mire dhe do ta nderoje Prizrenin dhe Kosoven.

Me kete rast kryeministri Haradinaj bashke me ambasadorin gjerman te shoqeruar nga drejtori perkates i kane vizituar nga afer te gjitha ambientet e mesimit dhe jane njoftuar per mbarvajtjen dhe sukseset e gjimnazit “Loyola”ne Prizren. 

Nga Prishtina, Rabie Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.