2018-04-13 13:40:00

Dokumentari i Xhandarmërisë së Vatikanit merr Ҫmimin e regjisë më të mirë në Argjentinë


Sukses i madh në Argjentinë për dokumentarin “Të ruajmë e të mbrojmë. Xhandarmëria e Vatikanit”, realizuar nga Selia e Shenjtë, së bashku me Ofiçinën e Komunikimit. 55 minutat, të cilat dëshmojnë impenjimin e njerëzve, që ia kanë kushtuar jetën sigurisë së Papës, fituan çmimin për regjinë më të mirë në edicionin V të Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë kishtare (Arfecine), i cili përfundoi të shtunën në Buenos Ajres. Motivacioni i jurisë për regjizorin Cesare Cuppone ishte: “për trajtimin e një teme origjinale, me vështrimin, që i afrohet atij të publikut universal”.

Mesazh i Sekretarit të Nunciaturës Apostolike në Argjentinë

         Gjatë ceremonisë, u lexua një mesazh i Sekretarit të Nunciaturës Apostolike në Argjentinë, imzot Vincenzo Turturro, që shpreh mirënjohjen për çmimin. “Është dritare mbi punën e njerëzve, që ofrojnë shërbimin e dashurisë e të dhembshurisë, edhe duke rrezikuar jetën për Atin e Shenjtë, për Kishën e për të afërmin”, shkruan imzot Turturro.

Regjizori Cuppone: dokumentari është punë skuadre

         Falenderime mbërritën edhe nga regjizori Cesare Cuppone, sipas të cilit “çmimi ka vlerë të rëndësishme në shumë nivele, jo vetëm në atë personal”. “Dokumentari është fryt i punës në skuadër, falë një ekipi të përgatitur për të gjitha aspektet e tregimit, gjë që na dha mundësinë për të vlerësuar plotësisht gatishmërinë e Trupit të Xhandarmërisë së Vatikanit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.