2018-04-08 00:30:00

Shenjtorët e javës 8 – 15 prill


E diel më 8 prill, Kisha katolike kremton tё Dielёn e dytё tё Pashkёve -  festёn e Mёshirёs Hyjnore. Po mё 8 prill, kalendari kishtar përkujton shën Dionisin Areopagit, shën Amanazin e të Lumin Klementin nga Osimo.

Liturgjia e Fjalёs sё Zotit e kёsaj sё diele ёshtё feja si takim me Krishtin e Ngjallur, që e mbush jetën me të vërtetën e si pasojë, nga ky takim rrjedhë dëshmia dhe misioni.

Të hёnёn më 9 prill, kalendari kishtar përkujton edhe shën Dhimitrin e shën Liborin. Liturgjia e ditës na kujton se kulmi i dashurisë ndaj Zotit është t’ua dhurosh të tjerëve gjithë vetveten me dashuri.

Tё martёn mё 10 prill, kalendari përkujton shën Magdalenën e Kanosës. Në liturgjinë e ditës Jezusi na përsërit se dëshiron të mbretërojë në zemrat tona, duke na larguar nga shpirti çdo trazim.

Të mёrkure më 11 prill, kalendari kishtar përkujton shën Stanislaun, ipeshkëv e martir, shën Gjemën Galgani. Liturgjia e ditës na fton të shkojmë me gëzim në shtëpinë e Zotit e të kujtojmë se i krishteri është i thirrur të sjellë fryte vëllazërimi, dashurie e shenjtërie, gjithnjë i mbështetur në hirin e Zotit.

Të enjten më 12 prill, kalendari kishtar përkujton shën Julin I, papë, shën Jozef Moskatin, mjek nga Napoli, shën Zeno-n ipeshkëv i Veronës. Liturgjia e ditës na kujton se të krishterët e vërtetë do të urrehen ose do të kundërshtohen gjithnjë. E ka parafolur këtë vetë Jezusi, që është e Vërteta, por kush do të vijojë të ecë në rrugën e Tij, do të shëlbohet.

Të premten më 13 prill, kalendari kishtar përkujton shën Martinin I, papë e martir, shën Ermenegjildën e shën Idën.  Liturgjia e ditёs na fton të përpiqemi për t’u bërë një gjë e vetme me Jezusin e me Atin Qiellor. Kështu jeta tokësore shndërrohet e njeriu kryen vepra dashurie, që burojnë nga Zoti.

Të shtunёn më 14 prill, kalendari përkujton shën Tibrucin, Valerianin e Maksimin, martirë. Liturgjia e ditës na kujton se ta duash Zotin do të thotë të bësh vullnetin e tij në do çast të jetës.

Të dielën e ardhshme më 15 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e Tretë të Pashkëve

Gjithnjё mё 15 prill, kalendari përkujton shën Abondin, Damianin De Vuester e Maronin. Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së Diele të tretё tё Pashkëve na paraqet brishtësinë njerëzore të Pjetrit apostull dhe forcën e fesë së tij: ajo bëhet shembull për çdo dishepull të Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.