2018-04-08 22:00:00

Papa Françesku: mëshira e Zotit ёshtё dashuri qё dhuron jetёn


Tё gjejmё në gëzimin, mëshirën dhe shpresën në faljen e Zotit. Ky urimi i Papa Françeskut në Meshën kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan, nё të Dielën e Mëshirës Hyjnore, festën liturgjike të themeluar nga Shën Gjon Pali II në vitin 2000 dhe me rastin e takimit të Misionarëve të Mëshirës.

Duart për t’i prekur plagët e Krishtit, nё tё cilat e gjejmё dashurinë e tij hyjnore, dhe dyert e mbyllura të turpit tonё, të dorëzimit, të mëkatit për të zbuluar se pikërisht nё ato situata tona njerёzore, Zoti vjen, na takon e na shёlbon. Papa Françesku përdori dy imazhe të forta dhe emocionuese në predikimin e Meshës të dielën e Mëshirës Hyjnore, e dyta diele e Pashkëve, përpara 50 mijë besimtarëve, sipas xhandarmërisë së Vatikanit dhe mbi 550 Misionarëve tё  Mëshirës nga e gjithë bota. Janё meshtarёt tё cilёt  që nga Viti i Shenjtë  2016 vazhdojnë shërbimin e tyre misionar nёpёr botё si shenjë e faljes së Zotit.
Ashtu si Toma duam ta shohim Zotin

Duke kujtuar Ungjillin e dielёs sё dytё tё Pashkёve, Papa kujtoi se edhe ne, si Toma, kemi nevojё të prekim me duart tona dashurinё shёlbimprurёse tё Hyjit, përse "nuk mjafton të dimë se Zoti ekziston", sepse "ne nuk na tërheq një Zot i largët, sado i drejtë dhe i shenjtë".

 

            Të hysh në plagët e Krishtit tё Gjallё do tё thotё tё kundrosh
            dashurinë e pakufishme që buron nga zemra e tij. Kjo është rruga. Kuptohet që zemra
            e tij rreh për mua, për ty, për secilin prej nesh. Të dashur vëllezër e motra, ne
            mund ta konsiderojmë veten dhe të themi se jemi të krishterët, dhe të flasim për shumë
            vlera të bukura të besimit, por, ashtu si dishepujt, nevojё e duhet ta shohim Jezusin
            duke prekur dashurinë e tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë në zemrën e fesё
            dhe, si dishepujt, të gjejmë paqen dhe gëzimin më të fortë se çdo dyshim.







All the contents on this site are copyrighted ©.