2018-04-07 18:17:00

Papa Françesku: tё rinjve tё dioqezës së Brescia-s, "Sinodi ardhshëm përgatitet nga dëgjimi i vërtetë i të rinjve"


 "E kam shumё pёrzemёr, pra, ёshtё shumë i rëndësishëm për mua Sinodi ardhshëm i ipeshkvijve, që do të merren me tё "Rinjtë, feja dhe shqyrtimi vokacional", i cili duhet tё përgatitet nga një dëgjim i vërtetë i të rinjve. Dhe unë mund të dëshmoj se kjo po bëhet. Edhe ju gjithashtu ma dёshmoni kёtё, me punën që po vazhdon në dioqezën tuaj". Kështu u tha, sot paradite, Papa Françesku tё rinjve të dioqezës italiane të Brescia-s, tё cilёt i priti në audiencë në sallën e Palit VI nё Vatikan. "Kur them ‘dëgjim i vërtetë’ - shtoi Papa Bergoglio - nënkuptoj gjithashtu edhe gatishmërinë për të ndryshuar diçka, për të ecur së bashku, për t’i ndarë ëndrrat". Pastaj, Papa u drejtoi një pyetje të rinjve.

"Ju me të drejtë pyesni veten nëse ne ipeshkvijtë jemi të gatshëm t’u dëgjojmë me të vërtetë dhe të ndryshojmë diçka në Kishë. Dhe unë po ju pyes: a jeni gati ta dëgjoni Jezusin dhe të ndryshoni diçka në veten tuaj? ". "Nëse jeni këtu, unё mendoj se është kështu, por unë nuk mundem dhe nuk dua ta marr atë si të mirë, si tё tillё", tha Papa Françesku. Secili prej jush tё reflektoj brenda vetes, në zemrën e tij: A jam i gatshëm t'i bëj tё miat ëndrrat e Jezusit? A mos ndoshta kam frikë se ëndrrat e tij mund t’i 'shqetësojnë' ëndrrat e mia?" Pastaj, Papa Bergoglio shpjegoi se" ëndrra e Jezusit është ajo që në Ungjijtë quhet 'mbretëria e Zotit'. Mbretëria e Zotit do të thotë dashuria me Zotin dhe dashuria mes nesh, duke formuar një familje të madhe vëllezërish e motrash  me Zotin si Atë, që i do të gjithë fëmijët e tij dhe është plot gëzim kur njё qё humbet, kthehet pёrsёri në shtëpi".

Për ata që duan ta ndjekin atë pas, "Jezusi u kërkon të ‘mohojnë vetveten "- theksoi Papa - sepse në secilin prej nesh ekziston "njeriu vjetër", njё unё egoist që nuk e ndjek logjikën e Zotit, logjikën e dashurisë , por ndjek logjikën e kundërt, atë të egoizmit, të interesit personal, shpesh të maskuar nga një fasadë e mirë, për ta fshehur atë ". Prandaj, Papa Françesku kujtoi sakrificën e Jezusit për të na "liruar nga kjo skllavëri e njeriut tё vjetёr, nga skllavëria e njeriut tё mëparshëm, i cili nuk është i jashtëm, por i brendshëm. Është mëkati, që na bën të vdesim brenda.

Vetëm Ai, Jezusi, mund të na shpëtojë nga kjo e keqe, por pёr kёtё lypet, madje ёshtё i nevojshëm bashkëpunimi jonë ". Së fundmi, Papa Françesku ua tregoi të rinjve si model figurёn e Giovanni Battista Montinit, Papa Palit VI, nga Brescia. "Ne jemi mësuar, me të drejtë, ta kujtojmë atë si Papë; por së pari ai ishte një djalë i ri, një i ri si ju, nga një vend i tokёs tuaj. Do të doja t’u jap një 'detyrë shtëpie': të zbuloni se si ishte kur ishte i ri; si ishte në familjen e tij kishtare, si ishte si student, në oratorin e famullisë; cilat ishin ëndrrat e tij. Ja pra, përpiquni ta kёrkoni këtë".








All the contents on this site are copyrighted ©.