2018-04-06 12:07:00

“Për një ekonomi, që nuk përjashton”: ndjeti i lutjes i Papës për prillin


I kushtohet punës dhe ekonomisë e titullohet “Për ata, që kanë përgjegjësi në fushën ekonomike”, videomesazhi i Papës Françesku për ndjetin e lutjes së muajit prill, që u publikua sot në shtatë gjuhë të ndryshme. Ati i Shenjtë bën thirrje për përgjegjësi e guxim, në mënyrë që të ndryshohet sistemi ekonomik mbizotërues, duke e bërë atë më të vëmendshëm ndaj njeriut dhe dinjitetit të tij.

Njeriu dhe dinjiteti i tij në vendin e parë

         Ekonomia, thekson Papa në hapjen e videomesazhit në gjuhën spanjolle, “nuk mund të pretendojë vetëm rritjen e rendimentit, duke e reduktuar tregun e punës e duke krijuar kështu, të përjashtuar të rinj. Duhet të ndjekë udhën e afaristëve, të politikanëve, të mendimtarëve dhe të protagonistëve shoqërorë, që e vënë në vend të parë njeriun dhe bëjnë ç’është e mundur për t’u siguruar që të ekzistojnë mundësi për punë me dinjitet”.

Të refuzohet ekonomia përjashtuese dhe të hapen rrugë të reja

         Prej këndej, nxitja përfundimtare e Papës: “Ta ngremë zërin të bashkuar që përgjegjësit e mendimit dhe të administrimit të ekonomisë të kenë guximin për ta refuzuar ekonominë e përjashtimit dhe të dinë të hapin rrugë të reja”.








All the contents on this site are copyrighted ©.