2018-04-05 18:36:00

Papa Françesku priti presidentin e Republikës së Armenisë


Përurimi i shtatores së shën Gregorit të Narekut, Doktor i Kishës, në Kopshtet e Vatikanit, është rast për të promovuar më tej “marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Afrmenisë”, ashtu si edhe “ato ndërmjet Kishës armene Apostolike dhe Kishës Katolike”. Kjo doli nga takimi i sotëm në Vatikan, ndërmjet Papës Françesku dhe presidentit të Republikës së Armenisë, Serzh Sargsyan.

Siç njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, gjatë bisedimeve të përzemërta, palët iu referuan “kontekstit politik rajonal, duke uruar zgjidhje për gjendjet e konfliktit, si edhe prekën tema të tjera me aktualitet ndërkombëtar, përfshirë gjendjen e të krishterëve dhe të pakicave fetare, sidomos në zonat e luftës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.