2018-03-29 14:23:00

Papa dhe Rabini Di Segni shkëmbejnë urimet për Pashkë


Për festën e ardhshme të Pesach (Pashkët hebraike) dhe të Pashkëve të krishtera, Papa Françesku dhe Kryerabini i Romës, Di Segni, shkëmbyen mesazhe urimi.

“Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku - shkruan Kryerabini Di Segni - me rastin e afrimit të festës së Pashkëve, që edhe sivjet përkon në datë, i uroj qetësi, gëzim, paqe”.

Papa Françesku, në mesazhin e tij të urimit drejtuar Rabinit Riccardo Di Segni, shkruan: “Në prag të festës së Pesach, dëshiroj t’ju drejtoj urimet më të përzemërta e vëllazërore  Ju dhe bashkësisë hebraike romake.

Zoti i Gjithëpushtetshëm, në mirësinë e tij, e bekoftë dhe e shoqëroftë udhën e popullit të dashur hebraik. Ndërsa ju siguroj për kujtimin tim, ju kërkoj të luteni për mua. I Tejetlarti na dhashtë hirin ta thellojmë gjithnjë më shumë miqësinë dhe të jemi dëshmitarë të paqes e të harmonisë.

“Chag sameach” (Pashkë të lumtura hebraike)

 








All the contents on this site are copyrighted ©.