2018-03-29 13:35:00

Bagmi Shenjt


Sot, dita e parë e Triditshes së Pashkëve, u kremtua Mesha e Bagmit, që e merr emrin pikërisht nga fjala Bagëm-i.

Fjalën, në shqipen e shkruar, e ndeshim që në zanafillë, në Mesharin e Buzukut, në trajtën “Bakëm”; te Budi, pastaj “Bakm” e, në vijim, tek gjithë të tjerët, deri te Meshari i ri, botuar më 2014, ku ruhet trajta latine “Crisma”.

Bagmi është vaj erëmirë, i bekuar, që përdoret për kremtimin e sakramenteve kryesore të Kishës: Pagëzimin, Krezmimin, Urdhërin Shenjt e Vajimin. Vajrat bekohen nga Papa, nga kardinajtë e nga ipeshkvjitë, në dioqezat e ndryshme katolike të botës.

Nga fjala “Bagëm”, në shqip rrjedhin shprehjet “E leu me Bagëm”; “Bagmi Shenjt”; “I dhanë Bagmin”, domethënë Vajimin, por edhe beja: “Pasha Bagmin Shenjt!”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.