2018-03-27 13:31:00

Shën Ruperti, ipeshkëv i Salcburgut


Kisha Katolike kremton sot festën liturgjike të shën Rupertit, ipeshkëv i Salcburgut. Me origjinë nga një familje fisnike irlandeze, shenjti shkoi në Bavierë, rreth viteve ‘700 si murg endacak. Themeloi një manastir pranë qytetit të lashtë romak Juvavum, bërthamë e Salsburgut të ri, “qytetit të kripës”. Caktohet si ipeshkvi i tij i parë. Shën Ruperti vdiq më 27 mars 718, kur e gjithë bota e krishterë kremtonte Pashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.