2018-03-25 16:52:00

Kremtimet e Pashkëve në Tokën Shenjte


Filloi më 23 mars e përfundon më 2 prill, programi i kremtimeve të Pashkëve në Jeruzalem. Të shtunën pasdite, më 24 mars, administratori apostolik i Jeruzalemit të Latinëve, kryeipeshkvi Pierbattista Pizzaballa, hyri solemnisht në Bazilikën e Varrit të Shenjtë. Më pas, procesioni dhe mbrëmja e lutjes në kapelën e Dukjeve, si edhe mesha në Kalvar.

Sot, të Dielën e Larit, procesioni nga kisha e Bethphage në Malin e Ullinjve në kishën e Shën Anës. Treditëshi i Pashkëve do të fillojë në Varin e Krishtit, në orën 8.00, kur do të kremtohet mesha pontifikale së bashku me procesionin e të Shenjtnueshmit Sakrament. Pasdite, në Malin Sion, shtegtimi në Ҫenakull dhe në kishat e Shën Jakut e të Shën Markut. Në mbrëmje do të kremtohet Ora shenjte në bazilikën e Agonisë në Gjetsemani.

Të Premten e Madhe, në Varrin e Krishtit-Kalvar do të kremtohen Mundimet e Zotit. Do të vijojë Udha e Kryqit me fretërit françeskanë, pasdite uficja e në mbrëmje, procesioni mortor. E Shtuna e Madhe do t’i mbledhë të gjithë rreth Varrit të Krishtit për vigjiljen e Pashkëve. Lutja do të pasohet nga procesioni dhe mbrëmësoret. Së fundi, riti i ufices hyjnore, kryesuar nga Rojtari i Tokës Shenjte, atë Françesk Patton. Të Dielën e Pashkëve, në mëngjes, do të kremtohet mesha solmene dhe procesioni. Dy, takimet për të Hënën pas Pashkëve: mesha solemne në Emmaus-Qubeibeh dhe kremtimi i mbrëmësoreve me ekspozimin e të Shenjtnueshmit Sakrament.








All the contents on this site are copyrighted ©.