2018-03-22 13:34:00

Uji: në botë, 2 miliard njerëz vuajnë nga etja


Në Ditën botërore kushtuar arit blu, në plan të parë, mungesa e së drejtës për të pasur ujë të pijshëm për një pjesë të madhe të popullsisë së Planetit.  E kjo pjesë, në vitin 2050, mund të arrijë në 5 miliard vetë. Shkaqet  e kësaj mungese, që ka të bëjë me jetën a vdekjen e popullsisë së Planetit, janë thatësira, konfliktet e armatosura, lakmitë e shfrenuara ekonomike.

 I njohur nga OKB-ja si e drejtë njerëzore universale, uji mbetet pasuri, që gjindet gjithnjë më rrallë në nivel planetar. Aktualisht rreth 2 miliard njerëz në botë nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për ujë të pijshëm. Ndryshimet klimaterike, por edhe shkapërderdhjet, që nuk mungojnë, kanë krijuar një situatë dramatike e cila, në vitin 2050, mund të rrezikojë 5 miliard jetë njerëzore. E ari blu vijon të jetë edhe sot e kësaj dite në qendër të konflikteve të armatosura dhe atyre ekonomike, për kontrollin e burimeve. Situatë, që mund të  ndryshojë - sipas Mariaroza Iannellit, kryetare e Vëzhguesit për  sigurimin e ujit - me strategji efikase në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, por edhe me përpjekje për ta sanksionuar konkretisht të drejtën njerëzore për të pasur ujë të pijshëm, domethënë, jetë! 








All the contents on this site are copyrighted ©.