2018-03-21 17:41:00

Dita Botërore e Sindromës Down. Papa: askush nuk mund të hidhet


“Akush nuk mund të hidhet poshtë, sepse të gjithë jemi të brishtë. Secili prej nesh është thesar, që Zoti e rrit sipas mënyrës së vet”. Kështu shkruan Papa Françesku në tweet-in e sotëm, me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down. Tema e këtij viti është “Kontributi im në shoqëri”. Qëllimi: të dëshmohet se njerëzit me aftësi ndryshe janë pasuri e rëndësishme. Themeluar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 2011, data e kësaj Dite është zgjedhur për ta lidhur me numrin e kromozomeve – 21 – tipike të Sindromës Down.

Këndvështrimi narcizist i konsideron dytësorë njerëzit me aftësi ndryshe

         Më 21 tetor 2017, duke folur për pjesëmarrësit e konferencës së organizuar nga Këshilli Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, Papa Françesku nënvizoi se “këndvështrimi, shpesh narcizist e utilitarist, çon jo pak njerëz, fatkeqësisht, t’i konsiderojnë si dytësorë personat me aftësi ndryshe”. “Është akoma tepër e fuqishme në mendësinë e kësaj bote – shtoi Ati i Shenjtë – qëndrimi që e refuzon këtë gjendje, sikur ajo të pengonte për të qenë i lumtur e për ta realizuar vetveten”.








All the contents on this site are copyrighted ©.