2018-03-19 13:22:00

Urimet e Papës Françesku për gjithë baballarët: ndihmojini fëmijët të rriten në hir e urti


Sot, në solemnitetin e shën Jozefit, festë tradicionale e baballarëve në shumë vende të botës dhe dita e përvjetorit të pestë të fillimit të shërbimit të tij pjetrin, Papa Françesku shkruan një tweet, duke bërë urimet: “Të dashur baballarë, urime në ditën tuaj! Qofshi për bijtë, si shën Jozefi: të vëmendshëm ndaj tyre ndërsa rriten në moshë, urti e hir”.








All the contents on this site are copyrighted ©.