2018-03-19 12:33:00

Shugurime ipeshkvnore në Shën Pjetër


Sot, solemniteti i Shën Jozefit, në orën 17.00, Papa Françesku do t’u japë shugurimin ipeshkvnor tre ipeshkvijve të rinj, të emëruar nuncë apostolikë. I pari është imzot Waldemar Stanisław Sommertag, i klerit të dioqezës së Pelplin në Poloni, emëruar nunc apostolik në Nikaragua. Dy prelatët e tjerë, të ngarkuar me detyra të reja, largohen nga Kuria Romake. Janë imzot Alfred Xuereb,  ish-sekretar i posaçëm i  Benediktit XVI e, për disa muaj, edhe i Papës Françesku e prelat sekretar i përgjithshëm i Sekretarisë për ekonominë, i caktuar në nunciaturën apostolike të Seulit, në Korenë  e Jugut dhe imzot José Avelino Bettencourt, kryetar i Protokollit të Sekretarisë së Shtetit që, pas shugurimit ipeshkvnor do të kryesojë përfaqësinë papnore në Armeni e Gjeorgji.  








All the contents on this site are copyrighted ©.