2018-03-18 08:30:00

Shenjtorët e javës 18 – 26 mars


E diel 18 mars, Kisha katolike kremtojë të Dielën V të kohës së Kreshmëve. Gjithnjë më 18 mars kalendari përkujton Cirilin, ipeshkëv i Jerusalemit e doktor i Kishës; shën Anselmin, ipeshkëv i Lukës.

E  hënë më 19 mars, gjithnjë më 19 mars kalendari kujton edhe shën Gjonin, abat.

Të martën më 20 mars, kalendari kishtar kremton festën e Shën Jozefit, fatit të Virgjërës Mari, pajtorit të Kishës Universale. Po më 20 mars përkujtohet edhe shën Gjoni Nepomuçeno, meshtar e martir

Të mërkurën më 21 mars, kalendari kishtar përkujton shën Nikollin Flye, pajtor qiellor i Zvicrës.

Të enjten më 22 mars, kalendari kishtar përkujton shën Lea-n, vejush romake, shën Palin, ipeshkëv i Narbonne-s.

Të premten më 23 mars, kalendari kishtar përkujton shën Turibio-n nga Mogrovejo, ipeshkëv i Limës.

Të shtunën më 24 mars, kalenadri kishtar përkujton shën Katerinën e Suedisës, virgjër, bijë e shën Brigjidës.

Të dielën e ardhshme më 25 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e Larit dhe e Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krishtit, me të cilin hapet Java e Shenjë e Pashkëve. Me procesionin dhe bekimin e palmave e të degëve të ullinjve, këtë të diele të Larit, Kisha katolike nis ritet e së Javës së Shenjtë e të Madhe të Pashkëve, kulm i mbarë vitit liturgjik. Solemniteti i Dielës së Larit, prej vitesh, përkon edhe me Ditën Botërore të Rinisë, që sivjet kremtohet në nivelin dioqezan. Në Meshën e Dielës së Larit e të Mundimeve të Zotit, Kisha na kujton rrugën e Jezusit drejt Kryqit, që nga hyrja e Tij në Jeruzalem, rrethuar nga turma brohoritësh e deri në kryqëzimin e Tij mbi Kryq.

Gjithnjë më 25 mars kalendari përkujton festën e Lajmërimit të Zotit. Po më 25 mars, kalendari përkujton edhe shën Kuirinin, marti e shën Luçinë Filipini, virgjër e themeluese e Mësueseve të Përshpirtshme Filipini.








All the contents on this site are copyrighted ©.