2018-03-17 13:07:00

Papa me pacientët e Shtëpisë për Lehtësimin e Vuajtjes


Një nga çastet më emocionuese të vizitës së Papës në San Giovanni Rotondo, ishte vizita tek të sëmurët e vegjël onkologjikë, që mjekohen në  Shtëpinë për Lehtësimin e Vuajtjes, emër me të cilin njihet kudo në botë spitali i madh, ngritur me pëpjekjet e Atë Piut.

Papa përqafoi, përkëdheli, u tha një fjalë të ëmbël të gjithë vogëlushëve, familjeve të tyre dhe personelit të njërës nga qendrat mjekësore të pararojës për mbarë Italinë. Në këtë strukturë ka shumë shërbime, që i kushtohen posaçërisht fëmijëve, për t’i ndihmuar, brenda mundësive, t’i kalojnë periudhat e gjata të mjekimit me qetësi e gëzim. 








All the contents on this site are copyrighted ©.