2018-03-10 19:00:00

Shenjtorët e javës 11 – 18 mars


E diel 11 mars, Kisha katolike kremton të Dielën e 4-të të kohës së Kreshmëve, e gjithnjë më 11 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sofronin, ipeshkëv i Jerusalemit. Në qendër të fragmentit të Ungjillit të kësaj së diele, kemi fjalët e Jezusit drejtuar Nikodemit: “Hyji aq fort e deshi botën, sa dha një të vetmin Birin e vet”(Gjn 3,16). Duke i dëgjuar këto fjalë, i sjellim sytë e zemrës kah Krishti i kryqëzuar e ndjejmë brenda nesh se Hyji na do, na do vërtet, e na do shumë, tepër shumë! E ja shprehja më e thjeshtë, që e përmbledh mbarë Ungjillin, gjithë fenë, tërë teologjinë: “Hyji na do me dashuri pa kurrfarë interesi e pa kurrfarë kufiri”.

Të hënën më 12 mars, kalendari kishtar kujton shën Maksimilianin, martir e shën Inoçencin I, papë. 

Të martën më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinën, martire e shën Leonardin, ipeshkëv i Siviljes. Më 13 mars, bie 5-të vjetori i Zgjedhjes së Shenjtërisë së Tij Papës Françesku

Të mërkurën më 14 mars, kalendari kishtar përkujton shën Matildën, mbretëreshë; shën Paolninën; të lumin Plaçido Rikardin, murg i komunitetit të shën Palit jashtë mureve të Romës.

Të enjten më 15 mars, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë, papë; shën Luizën de Marillac, bashkëthemeluese të Bijave të Dashurisë e shën Klementin Hofbauer, meshtar redemtorist.

Të premten më 16 mars, kalendari kishtar përkujton shën Hilarin e Tazianin, martirë të Akuilesë

Të shtunën më 17 mars, kalendari kishtar përkujton shën Patrikun, ipeshkëv e apostull i Irlandës; shën Gjonin Sarkander, meshtar e martir.

Të dielën e ardhshme  më 18 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën 5-të të kohës së Krezhmëve, e gjithnjë më 18 mars, kalendari kishtar përkujton shën Cirilit, ipeshkëv i Jerusalemit e doktor i Kishës; shën Anselmin, ipeshkëv i Lukës.








All the contents on this site are copyrighted ©.