Papa Françesku do të shkojë në Vendet Balltike nga 22 deri më 25 shtator të këtij viti. Njoftimin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke. “Duke pranuar ftesën e krerëve të shtetit dhe të ipeshkvijve”, pohon Burke, “Shenjtëria e Tij do të vizitojë qytetet e Vilniusit dhe të Kaunas në Lituani, Rigën dhe Aglonën në Letoni, si edhe Talinin në Estoni. Programi i udhëtimit do të publikohet më vonë”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |