2018-03-08 12:54:00

Papa: gjithnjë për udhë, si dëshmitarë të shpresës


Nuk mund t’i krijojmë thirrjet, por mund “të jemi dëshmitarë të thirrjes së Zotit të mëshirshëm”. Me këto fjalë, Papa Françesku priti në Vatikan, pjesëmarrësit e Konferencës së rektorëve të Seminareve në gjuhën gjermane. Takim, u tha, që “e përforcon rrugën e ungjillëzimit të ri” në kontinentin evropian.

Të dalim nga modelet e zakonshme

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë vuri në dukje se “po lindin disa forma të reja e të ndryshme kulturore, që nuk bëjnë pjesë në modelet” e njohura. Që këndej, sfida për të lënë mënjanë zakonet e vjetra e për t’u impenjuar në njohjen e risive. Udhë, për t’u përshkuar me vështrimin e Krishtit, duke parë në plagët e botës, plagët e Mundimeve të Tij e duke njohur në to shenjat e Ringjalljes. Vetëm kështu, sipas Papës, mund të dëshmohet shpresa e krishterë.

Të dalim nga vetja për të eksperimentuar takimin

 Sidomos duke menduar “të rinjtë, që përgatiten për meshtarë”, Papa Bergoglio i nxit të gjithë të jenë dëshmitarë të thirrjes së Atit Qiellor, e cila na fton të dalim nga vetvetja për të kërkuar “personin konkret, atë që ka nevojë për afërsinë e njerëzve dhe të Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.