2018-03-06 14:38:00

Vatikan: tema e gruas, në Asamblenë Plenare të Komisionit Papnor për Amerikën Latine


Filloi sot e do të vijojë deri më 9 mars, në Vatikan,  Asambleja plenare për Amerikën Latine, me temë: “Gruaja, shtyllë për ndërtimin e Kishës e të shoqërisë në Amerikën Latine”, zgjedhur nga vetë  Papa Françesku.

Sipas programit, do të mbahen katër konferenca. Në të parën, që u mbajt sot, profesoresha Ana Maria Bidegain nënvizoi “pengesat dhe mundësitë që duhen shfrytëzuar për zhvillimin e gruas në realitetet e ndryshme lainoamerikane; profesor Guzman  do të flasë  për gratë, që kontribuan në kthesën e madhe kulturore; kardinali Francisco Robles do të shtjellojë temën e pranisë së Virgjërës Mari dhe rolin e gruas në Ungjillëzimin e Popujve latinoamerikanë, ndërsa kardinali Marc Oullet, Kryetar i CAL, do të flasë për “Gruan, parë në dritën e misterit të Trinisë e të Kishës”. Do të vijojnë, më pas, diskutime kushtuar realitetit të gruas, parë si shtyllë e familjes dhe e kujdesit për jetën, si edukatore e katekiste, për rolin e saj në mjediset e punës e në politikë, në angazhimin e solidaritetit me të varfërit, në kujdesin për shtëpinë e përbashkët dhe për  fuqizimin e Kishës,

Në përfundim të Asamblesë, parashikohet audienca me Atin e Shenjtë, paraditen e së premtes, 9 mars.








All the contents on this site are copyrighted ©.