2018-03-05 14:43:00

Në audiencë tek Papa, Kancelari austriak Sebastian Kurz


Sot paradite Papa Françesku priti në audiencë, në Vatikan, Kancelarin e Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili më pas u takua edhe me sekretarin  e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Antoin Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta - lexohet në një komunikatë të Sallës vatikanase të Shtypit - u theksuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Selisë së Shenjtë e Austrisë, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së jetës e të familjes si dhe promovimin e së mirës së përbashkët të shoqërisë, posaçërisht, të shtresave më të ligshta të popullsisë.

Në vijim të takimit, u fol edhe për ndihmesën e Vendit në gjirin e Bashkimit Evropian si dhe për nevojën e solidaritetit ndërmjet popujve. Së fundi, një ndalesë tek disa tema të aktualitetit ndërkombëtar, ndërmjet të cilave, paqja, çarmatimi bërthamor dhe emigracioni.








All the contents on this site are copyrighted ©.