2018-03-04 18:49:00

Papa: Enzo Bianchi, vizita papnore në Gjenevë në shenjën e paqes


"Është një vizitë me vlerë të madhe, një tjetër shenjë e vullnetit që ka Papa Françesku për të vazhduar udhën dhe dialogun vëllazëror mes Kishave, pёr tё synuar realizimin e ekumenizmit, sipas Koncilit II të Vatikanit. "Kёshtu 'Enzo Bianchi, ish Epror i Komunitetit Ekumenik të Bose-s, komenton për Radio Vatikanin vizitën e Papës Bergoglio, më 21 qershor tё ardhshëm, në Gjenevë, me rastin e shtatëdhjetë vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave (CEC).

Bianchi vlerëson angazhimin e Cec si  "organizëm dialogu qё ka mundësuar shembjen e disa barrierave sidomos ndërmjet lindjes e perëndimit, ndёr Kishat nën trysninë e komunizmit apo në situata të vështira, mes Kishave tё varfra dhe atyre të pasura, mes Kishave tё jugut dhe atyre të veriut".

Puna për promovimin e paqes dhe tё pajtimit në botë është emërues i përbashkët i kësaj vizite. Prandaj, kjo vizitë papnore, nё Gjenevë, me rastin e 70-të vjetorit të Këshillit Ekumenik të Kishave (CEC), do tё jetë një vulë e më tejshme, "një angazhim - ripohon Bianchi - qё Papa dëshiron kёshtu ta manifestojë me të gjithë vëllezërit e pagëzuar, pa dallim, nё udhёn drejt bashkimit, prandaj vizita ka një domethënie shumë tё fortë për të gjithë njerëzit, e madje edhe pёr jo të krishterët. "

"Papa Françesku - përfundon Enzo Bianchi, duke u ndalur tek pesë vitet e Papёnisё – u ka dhanë shijen e Ungjillit shumë njerëzve që nuk e njihnin mё atë, tё atyre qё ishin hutuar ose qё e kishin shpërfytyruar. Fjala e tij është Ungjilli, e nganjëherë shkon deri në tronditjen e disa katolikëve, të cilët konsiderohet më katolikë se "kumbonarja" e Lajmit të Mirë. Pra, vizita e Papёs nё Kёshillin Ekumenik tё Kishave ёshtë shenjë e madhe e kohës që Zoti u jep Kishave dhe botës mbarё".








All the contents on this site are copyrighted ©.