2018-03-01 16:25:00

Global Prayer për gjithë gratë e pambrojtura në botë


31 lutje universale për emancipimin e grave: një lutje në ditë gjatë gjithë marsit, muajit, që tradicionalisht u kushtohet grave. Kjo është nisma, tashmë në edicionin e saj të gjashtë, e Global Christian Misional Community (Bashkësisë Globale Misionare të Krishterë) – agjenci misionare, lindur për të mbrojtur dëshminë e krishterë në botë, përmes lutjes dhe ndihmës teknike e financiare për bashkësitë ungjillore, që bëjnë pjesë në të.

Ftesa për Lutje Globale u drejtohet të pesë kontinenteve. “Ju inkurajojmë këtë muaj – shkruan agjencia – të merrni pjesë në lutjen e përbashkët në favor të grave të shtypura. Kanë nevojë për ju – thuhet në notën për gjithë besimtarët – që t’u garantohen barazia e drejtësia”.

E pafund pra, kjo ushtri jo e zakontë, që falë kësaj nisme, do të mblidhet në lutje para Zotit, kundër martesave me zor, vrasjeve të grave, vrasjeve për nder e, në përgjithësi, kundër çdo lloj dhune, sepse, siç e di çdo besimtar i mirë, asnjë veprim nuk mund të ndërmerret pa mbështetjen e lutjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.