2018-02-28 20:14:00

Takimi i dytë me përfaqësi të baritoreve karitative të Dioqezës Tiranë-Durrës


Pasdite më 28 shkurt 2018, në ambiente e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë - Durrës u zhvilluar takimi i dytë me një përfaqësi të baritoreve karitative të kësaj Dioqeze të Shqipërisë.

Merrnin pjesë përfaqësues të famullive kishtare dhe të kongregatave të ndryshme rregulltare, por dhe të lëvizjeve laike që veprojnë në kryedioqezën Tiranë-Durrës.

Thelbi dhe qendra e diskutimit ishin (janë) të varfërit dhe të mënjanuarit; çështjet si Mensa e të varfërve, Qendra e dëgjimit, Sektori Shëndetësor, Emergjencat, Rrjeti i Vullnetariatit, Programet dhe Projektet etj. ishin disa nga pikat e diskutimit.

Caritasi Dioqezan Tiranë - Durrës dëshiron që këtë nismë baritore ta shtrijë edhe nëpër Famullitë tjera kishtare Dioqezane duke krijuar kështu Rrjetin e mirëfilltë Baritor Karitativ Dioqezan.








All the contents on this site are copyrighted ©.