2018-02-27 15:45:00

Siri: dëshmia e kardinalit Zenari, më 9 mars, në Universitetin Papnor Urbaniana në Romë


Tregimi i luftës në Siri në fjalët e njërit prej dëshmitarëve, kardinalit Mario Zenari, i cili është nunc (ambasador) apostolik në Damask, që nga viti 2008. Të premten, më 9 mars, në orën 18:00, karidnali Zenari do të ofrojë dëshminë e tij në Romë, në sallën Gjon Pali II pranë Universitetit Papnor Urbaniana.

Kardinali Zenari do të prezantojë gjithashtu edhe gjendjen e projektit të promovuar me Avsi "Spitalet e hapura në Siri", që ka filluar vitin e kaluar dhe tani është plotësisht funksional. Ky projekt synon t’u sigurojë qasjen për kurat shëndetësore më të varfërve.

Do të jetë gjithashtu e pranishme edhe korrespondentja e televizionit italian Tg1(Rai1),Maria Rosa Gianniti, e cila do të flasë për situatën në Siri në kontekstin e Lindjes së Mesme.

Iniciativa është promovuar nga Comunione e Liberazione, Centro Culturale di Roma, Fondacioni AVSI. Hyrja është e lirë, por për të marrë pjesë, është i nevojshëm paralajmërimi që duhet bërë deri të hënën më 5 mars, duke shkruar në adresën e postës elektronike fondacionin.avsi@avsi.org email.








All the contents on this site are copyrighted ©.