2018-02-26 13:31:00

Mbledhja e parë e vitit 2018 e Papës me kardinajtë e C9-ës


Filloi sot, mbledhja e Papës Françesku me kardinajtë këshilltarë të C9-ës, që do të përfundojë të mërkurën. Është takimi i parë i këtij viti dhe i 23-ti që kur Ati i Shenjtë e themeloi këtë organizëm të ri, më 28 shtator 2013, me detyrën për ta ndihmuar “në qeverisjen e Kishës universale dhe në studimin e një projekti për rishikimin e Kushtetutës Apostolike ‘Pastor Bonus’ të Kuries Romake”. Në intervistën e tij të kohëve të fundit me Vatican News, sekretari i Këshillit të Kardinajve, imzot Marcello Semeraro, nënvizoi se këto ditë do të flitet për dikasteret themelore, për të cilat C9-a është në fazën përfundimtare të reflektimit.

Në qendër të reformës paradigma e misionit

Ipeshkvi i Albanos nënvizoi edhe se “reforma vë në lëvizje organizata e struktura, por ndryshimi i parë është ai i mendësisë”. Reforma e Kuries, sipas tij, shkon në drejtimin e përcaktuar nga Papa Françesku në Nxitjen Apostolike “Evangelii Gaudium”: Kisha duhet të ndjekë “paradigmën e misionit, të kumtimit të Ungjillit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.