2018-02-25 20:15:00

Të krishterët e persekutuar: kard. Piacenza, "drama e shekullit njëzet e një është indiferenca"


 "Maximilian Kolbe thoshte se drama e shekullit të njëzetë ishte indiferenca. Besoj se është tragjedia e këtij shekulli të njëzet e një, të vëllait që vuan, dinjiteti i të cilit është shkelur nga fuqitë e verbëta, të vëllait që nuk mund ta jetojë fenё, besimin nё Zotin, nëse nuk vuan pёson dëme fizike. Kjo ka rrënjët në konceptet individualiste të njeriut". Kёshtu tha nga presidenti ndërkombëtar i fondacionit ‘Ndihmës për Kishën në Nevojë’, kardinali Mauro Piacenza, me rastin e iniciativës së organizuar nga fondacioni, nё Romё, duke ndriçuar Koloseun me ngjyrë të kuqe nё shenjё tё kujtesës, denoncimit dhe "pёr të mos i harruar martirët e persekutimit anti-krishterë në botë".

"Koloseu është një simbol universal - tha kardinali Piacenza -. Megjithatë, jo gjithmonë, ekziston vetëdija se ky monument dikur ishte një vend vdekjesh dhe vrasjesh, si për gladiatorët e po ashtu edhe për martirizimin e mijëra të krishterëve. Këto gurë dhe mure mund të kenë një kuptim të dyfishtë. Ato janë gjithashtu mure të jetës nëse i konsiderojmë si pjesë e një perandorie që ka qenë në gjendje të ndërtojë atë që ka qenë dhe ende është Evropa ".

E pastaj kardinali ripohoi ekzistencën e "indiferencës sё përhapur në kulturën bashkëkohore", e cila "karakterizohet nga humbja e cakut, pasi ka pushuar sё kërkuari shkaqet e fenomeneve". "Ne jemi këtu përpara këtyre mureve për të ndihmuar në kapërcimin e indiferencës," pohoi kardinali. Së fundi, ftesa për t’i "shembur muret e vdekjes duke filluar me muret e indiferencës: nuk mund të jem i qet dhe nё paqe nëse vëllai im vuan.

Indiferenca dhe pengesat tejkalohen vetëm nёse dimë të rindërtojnë dhe rindërtohet vetëm duke u kthyer për t'iu përgjigjur pyetjeve themelore të ekzistencës sonë: 'Për çfarë qëllimi?'. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikuperohet ndjeshmëria e respekti ndaj tjetrit, sepse interesi im është edhe i tij dhe vuajtja e tij është gjithashtu e imja".








All the contents on this site are copyrighted ©.