2018-02-25 18:19:00

Siri: kardinali Parolin, " mbështesim armëpushimin humanitar që po kërkon OKB-ja"


"Ne përsërisim atë që gjithmonë ka qenë pozita e Selisë së Shenjtë. Po përpiqemi ta përsërisim atë edhe në vendet e zyrat që mund të vendosin dhe të ndryshojnë këtë situatë. Ne mbështesim armëpushimin humanitar që po kërkon OKB-ja dhe qё për fat të keq ende nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje ".  

Kështu tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali  Pietro Parolin, duke folur për situatën e konfliktit në Siri me gazetarët, me rastin e iniciativës "ColosseoRosso" organizuar nga organizata ndёrkombёtare kishtare ‘Ndihma për Kishën në Nevojë’. "Ne kërkojmë t’i jepet fund dhunës - shtoi kardinali -, kёndej kёrkojmё qasjen e ndihmave humanitare, respektimin e ligjit humanitar dhe, së fundi, një zgjidhje tё negociuar. Pra, ne po bëjmë presion mbi këto pika".








All the contents on this site are copyrighted ©.