2018-02-23 14:44:00

Ngushëllimet e Papës për aksidentin rrugor në Arequipa


Telegram i Papës Françesku, me firmën e kardinalit Parolin, drejtuar kryeipeshkvit të Arequipa-s, imzot Javier del Rio Alba, për viktimat e aksidentit rrugor në qytetin peruvian, në të cilin humbën jetën 30 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

         “Në këto çaste të vështira dhimbjeje”, Papa Françesku u qëndron pranë familjarëve të viktimave dhe në veçanti, fëmijëve, duke iu lutur Nënës së Zotit të ndërhyjë për ta e duke iu dhënë të gjithëve bekimin e tij apostolik, me shpresën e krishterë në Hyun e gjallë.

         Aksidenti ndodhi të mërkurën në Arequipa. Një autobus ra në humnerë në rrugën Panamerikane, në provincën e Camana-s. Për arsye, që akoma nuk dihen, ai u përmbys dhe ra 80 m poshtë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.