2018-02-22 15:48:00

Papa Françesku: korrupsioni hyn kudo


Duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë për viktimat e dhunës së fajdes, në mënyrë që çdo njeri të dëgjohet e të dalë nga spiralja e përjashtimit dhe e pabarazisë. Kështu shkruan Papa Françesku në një letër për Konsultën Italiane kundër Fajdeve, pasi i priti anëtarët e saj në audiencë më 3 shkurt.

Korrupsioni hyn kudo

Papa i falenderon për gjestin e tyre bamirës, një shumë të hollash, që shërbyen për të ndihmuar njerëz “të privuar nga dinjiteti njerëzor”, nënvizon Ati i Shenjtë. Françesku thekson se korrupsioni po depërton kudo dhe e nxit Konsultën të vazhdojë impenjimin e saj për t’i nxjerrë viktimat e fajdeve dhe të lojrave të fatit nga tuneli i errët, ku kanë hyrë.








All the contents on this site are copyrighted ©.