2018-02-21 14:39:00

Papa Françesku: gjuha amtare të mbron nga diktaturat ideologjike


Në Ditën Botërore të gjuhës amtare, kujtojmë fjalët e Papës Françesku mbi rëndësinë e gjuhës së mësuar në prehrin e nënës: është gjuhë e aftë t’u rezistojë kolonizimeve ideologjike e të transmetojë fenë.

Dita Botërore e gjuhës amtare kremtohet nga Unesco çdo 21 shkurt, për të promovuar larminë gjuhësore e kulturore. Kjo ditë u zgjodh për të kujtuar 21 shkurtin e vitit 1952, kur studentët bengalezë të Universitetit të Dakës u vranë nga policia e Pakistanit (ku atëherë përfshihej edhe Bangladeshi), ndërsa protestonin për njohjen zyrtare të gjuhës bengaleze. Dita u themelua më 1999 dhe u kremtuar pas një viti. Më 2007 u njoh nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, njëkohësisht me shpalljen e 2008-ës si Vit ndërkombëtar i gjuhëve. 








All the contents on this site are copyrighted ©.