2018-02-20 14:03:00

Sulm në Dagestan. Imzot Pezzi: “Zoti u ktheftë zemrat kriminelëve”


“Dhimbje e thellë” për vdekjen e pesë vetëve, që u vranë gjatë sulmit terrorist të Isisit kundër një kishe ortodokse në Republikën ruse të Dagestanit, në prag të fillimit të Krezhmëve ortodokse. Në një deklaratë zyrtare, kryeipeshkvi katolik i Moskës, imzot Paolo Pezzi, shkruan: “Me dhimbje të thellë, mora vesh lajmin e aktit terrorist kundër kishës së Shën Gjergjit në Kizlyar, që u mori jetën pesë vetëve. Këta njerëz kishin shkuar në kishë të luteshin për paqen e faljen dhe gjetën vdekjen nga dora e një njeriu të mbushur me urrejtje. Kjo tragjedi e tmerrshme na kujton edhe një herë brishtësinë e jetës njerëzore para forcave të së keqes dhe na nxit të gjithëve – sidomos ata, që kanë pushtet politik e fetar – t’i bashkojmë forcat për ta parandaluar përhapjen e dhunës në shoqërinë tonë”.

“Thellësisht i shokuar nga sulmi i përgjakshëm pranë kishës së Kizlyar”, u shpreh edhe Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, i cili e quajti aktin terrorist “krim të përbindshëm”. Me lutje, u qëndron afër familjeve të viktimave.








All the contents on this site are copyrighted ©.