2018-02-20 17:23:00

Eduardo Galeano: Nata e Këshndellave


Fernando Silva drejton spitalin pediatrik të Managuas. Një Natë Krishtlindjeje iu desh të rrinte e të punonte deri vonë.  Në të katër anët nisën të dëgjoheshin fishekzjarret, që shpërthenin, duke ndriçuar qiellin blu. Dritat dhe zhurmat festive i kujtuan se ishte bërë tepër vonë e duhet të kthehej në shtëpi, ku e prisnin për festë.

Ndërsa po bënte kontrollin e fundit ndërmjet krevateve, për t’u bindur se gjithçka ishte në rregull, dëgjoi papritmas një zhurmë hapash pas shpine. Hapa të lehtë, gati të pandjeshëm foshnjeje. U kthye e pa njërin nga të sëmurët e vegjël, që po e ndiqte. Në gjysëm hije, e njohu. Ishte një fëmijë, që nuk kishte askënd. Mjeku  e shikoi dhembshurisht atë fytyrë, ku vdekja kishte vënë vulën e vet. E ua nguli sytë – syve të fëmijës, që kërkonin falje, a ndoshta, një ledhatim. Atë natë… Fernandi iu afrua e fëmija  ia ciku lehtë dorën me dorën e tij të brishtë: “Thuaji”… pëshpërtiti me një zë gati të pandjeshëm….  “Thuaji ndokujt se unë jam këtu”.








All the contents on this site are copyrighted ©.