2018-02-20 14:12:00

Dita e drejtësisë shoqërore: fjalët e Papës kushtuar punës


Në Ditën e sotme botërore të drejtësisë shoqërore, shpallur nga OKB-ja, me temë: “Punëtorët në lëvizje; kërkimi i drejtësisë shoqërore”, po rikujtojmë fjalët e forta të Papës Françesku kushtuar botës së punës.

Papa ka kërkuar e kërkon gjithnjë dinjitet për punëtorët, paga të barabarta ndërmjet burrave e grave, mbrojtje të të drejtave të fituara në rrjedhë kohe. Duke nisur nga takimi me botën e punës në Cagliari, Sardenjë, me punëtorët e Ilva-s në Gjenovë, Françesku vijon të bëhet zë i fuqishëm, që flet në emër të të shfrytëzuarve. Punë, pagë, dinjitet, të drejta kërkon gjithnjë Papa për punëtorët dhe botën e tyre!








All the contents on this site are copyrighted ©.