2018-02-15 15:11:00

Ngushëllimet e Papës Françesku për viktimat e Floridës


Papa Françesku shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e masakrës së djeshme në Florida, në një gjimnaz të Parklandit, në veri të Miamit, në një telegram, dërguar në emër të Atit të Shenjtë, nga kardinali-Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, kryeipeshkvit të Miamit, imzot Thomas Gerard Wenski. Ati i Shenjtë u trishtua thellësisht kur mori vesh për ndeshjen me armë, në të cilën gjetën vdekjen 17 vetë dhe u plagosën 12 të tjerë. Zjarrin e hapi një ish-student, Nikolas Cruz. Papa siguron afërsinë e tij shpirtërore për të gjithë ata, që janë përfshirë në këtë sulm, lutjet për viktimat e për të plagosurit, që Zoti t’i ngushëllojë, në shpresën për t’u dhënë fund këtyre akteve të pakuptimta të dhunës.








All the contents on this site are copyrighted ©.