2018-02-15 14:57:00

Greg Burke: Papa i takon shpesh viktimat e abuzimeve


“Disa herë në muaj, Ati i Shenjtë takohet me viktimat e abuzimeve seksuale si individualisht, ashtu edhe në grupe”: ky është pohimi i Drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, lidhur me lajmet mbi bisedimet e Papës me jezuitët gjatë udhëtimit të tij në Kili.

 “Papa Françesku –nënvizon Burke – i dëgjon viktimat dhe përpiqet t’i ndihmojë për t’i shëruar plagët e rënda, shkaktuar nga abuzimet e pësuara. Takimet bëhen në ambiente të rezervuara, në respekt të viktimave dhe të vuajtjeve të tyre”. Duke folur me rregulltarët e Shoqërisë së Jezusit, në Peru, Papa pati thënë se ai i abuzimeve është mjerimi më i madh për Kishën.








All the contents on this site are copyrighted ©.