2018-02-11 10:00:00

89-vjetori i Pakteve Lateranense, model ligjor për mbrojtjen e lirisë fetare.


Paktet Lateranense të 1929-tës janë shembull i mjetit ligjor, që mbron lirinë fetare. Kështu mund ta vlerësojmë marrëveshjen historike ndërmjet Italisë e Selisë së Shenjtë, e cila më 11 shkurt 1929, sanksionoi lindjen e Qytet–Shtetit të Vatikanit. Marrëveshje që, për Kishën, është burim garancie, jo privilegjesh.

 Paktet Lateranense, tashmë 89- vjeçare janë shembull, pikë e vërtetë referimi, për kë dëshiron të garantojë me ligj të drejtën e praktikimit të një besojme. Janë mjete pozitive të mbrojtjes e të promovimit të lirisë fetare, parë si e drejtë individuale, kolektive dhe institucionale. Mbrojtja e saj, nuk mund të konsiderohet si objektiv i arritur një herë e përgjithmonë. Ajo kërkon tension të përhershëm e përshtatje të përvojës juridike me kërkesat, që krijohen nga evolucioni i vazhdueshëm i shoqërisë. Më 10 dhjetorin e vitit 2011, duke pritur në audiencë ambasadorin e ri italian pranë Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti XVI pati pohuar se thelbi i këtyre pakteve ndërkombëtare nuk duhet kuptuar si “shprehje e vullnetit të Kishës ose Selisë së Shenjtë për të ruajtur pushtetin, privilegjet ose pozitat ekonomike e shoqërore”. Përkundrazi shprehin vullnetin e mirë nga ana e shtetit, për t’u garantuar njerëzve të veçantë e Kishës mundësinë e ushtrimit të plotë të lirisë fetare. 








All the contents on this site are copyrighted ©.