2018-02-10 14:30:00

Papa falenderon TV2000, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë


Dje, rreth orës 14.00, Papa Françesku iu drejtua me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë telefonike TV2000, me rastin e 20-vjetorit të veprimtarisë së emitentes. Përshëndetja zgjati rreth 1’30”. Françesku e vlerësoi lart veprimtarinë e TV-së e i dha bekimin e tij.

“Urime të përzemërta. Shumë urime. Drekën e mirë e gëzuar festën” -  ishte urimi i Papës, që mori nga gazetari i radhës, krejtësisht i çuditur, përgjigjen: “Faleminderit, për këtë të papritur!”.

E Papa: “Jam unë, që ju falënderoj për punën tuaj. E lutuni për mua. Lutuni!”.

Gazetari i kujtoi se po e dëgjonin të gjithë punonjësit e Tv2000, të mbledhur për kremtimin e 20-vjetorit, që binte pikërisht dje. Dhe i kërkoi  një bekim.

E Papa ia dha menjëherë: “Zoti ju bekoftë të gjithë ju, Ati e Biri e Shpirti Shenjt. Për shumë vjet!”. 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.